Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DENVER NUGGETS

Brian Shaw në Denver

Brian Shaw në Denver


25 June, 2013 @11:20

Gati 10 vite, Brian Shaw është duke punuar si ndihmës trajner në NBA. Për herë të parë në karrierën e tij, do të jetë trajner kryesor i një ekipi.

Pas marrëveshjes me Denver Nuggetsin, Shaw tha: 

Jam shumë i lumtur, që m’u dha rasti të bëhem lider i skuadrës, i falenderohem Josh Kroenke dhe Tim Connelly, që kanë besim tek unë”.

Brian Shaw, i cili do të zëvendësojë trajnerin e vitit në NBA George Karl, shtoi: 

Gjërat që i ka bërë Karl, mendoj se janë pozitive, do të vazhdojmë ta ndërtojmë skuadrën në vijën e ish trajnerit George Karl. Në ndonjë pozitë duhemi të zhvillohemi, gjithashtu jam duke planifikuar t’ia shtojë disa gjëra personalisht skuadrës”, kështu u shpreh trajneri i ri i Nuggetsave.

Denver Nuggets këtë stinor ka pasur 57 fitore e 25 humbje, gjatë stinorit të rregullt. Ndërsa skuadra ku Brian Shaw punonte si asistent, Indiana Pacers, e perfundoi stinorin me 49 fitore e 32 humbje. 

Në Play Off skuadra e Shawit arriti të shkojë deri në finale të Konferencës Lindore, ku u eliminuan nga kampioni Miami Heat, 4-3. Ndërsa Denver Nuggets ishte eliminuar në raundin e parë nga Golden State Warriors.


 
Të gjitha lajmet nga NBA