Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEBRON

Më i miri i planetit!

REUTERS

Më i miri i planetit!


21 June, 2013 @15:29

LeBron James që realizoi double-double në ndeshjen e shtatë vendimtare të finales, që ia solli Miami Heatit titullin e dytë me radhë duke e mposhtur në finale San Antonio Spursin sot - ka marrë lëvdata të shumta nga mediat amerikane gjatë ditës. 

“Kjo ka qenë njëra ndër finalet më të mira të NBA-së në histori. Ndërsa LeBron James është basketbollisti më i mirë në botë, padyshim,” ka shkruar Michael Rosenberg për Sports Illustrated. 

Të njëjta superlative për Jamesin, që ka qenë instrumental në fitoren e skuadrës së tij 95-88, ka shkruar edhe NY Times. 

“LeBron James më në fund e kontrolloi veten ashtu që, nuk i la asgjë rastit dhe asnjë pikë të dyshimtë për debat,” thoshte shkrimi i Howard Beck-ut në New York Times. 

“Shpresoj që njerëzit ta lënë rehat më. Ai po ngarkohet shumë nga ju, pa meritë. Ai është lojtari më i mirë i kësaj planete dhe shpresoj se përveç këtyre dy titujve - të përfitojë edhe më,” ka thënë bashkëlojtari i tij Shane Battier, që i ndihmoi Miami Heatit me gjashtë treshe në ndeshjen e sotme. 


 
Të gjitha lajmet nga NBA