Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOBE BRYANT

Kthehet në dhjetor

REUTERS

Kthehet në dhjetor


20 June, 2013 @0:56

Gjatë stinorit të rregullt, Kobe Bryant pësoi një lëndim serioz kundër Golden State Warriorsit, ku u operua në muajin prill dhe është bërë e ditur që do të mungonte, 6 deri në 9 muaj.

Gjatë një interviste në radion ESPN të Los Angelesit, Black Mamba tha se ndihet shumë mirë dhe se është duke planifikuar që të kthehet në parket, gjatë muajit nëntor ose dhjetor.

Mendoj se jam në një gjendje shumë më të mirë. Po, ndihem për mrekulli, faza e rehabilitimit është duke shkuar ashtu siç e kemi planifikuar, shpresoj se do të kthehem në parket në muajin nëntor ose dhjetor,” tha Kobe Bryant.

Kobe, përveç lëndimit të tij, u përgjigj edhe në disa pytje të tjera, ku në ndeshjen finale të NBA-së, ai tha se cilido nga dueli Heat-Spurs bëhet kampion, do të gëzohet.

Ndërsa pytjes, pesëshja e të gjitha kohërave në NBA iu përgjigj: 

Nuk është e vështirë për tu përgjigjur: Magic, Jordan, Bird, Russel dhe Kareem”.


Video

Lëndimi i Kobe Bryantit



 
Të gjitha lajmet nga NBA