HEAT POWER

REUTERS
Miami maestral!
19 June, 2013 @9:55
Fitorja u duhej patjetër. Djelmoshat e Erik Spoelstras treguan shpirtin e kampionit duke u rikthyer nga disavanatazhi 13 pikësh në çerekun e tretë, ndërsa Ray Allen pesë sekonda para përfundimit të ndeshjes shënoi treshen për të barazuar rezultatin 95-95 që të nxjerrë vazhdimet e ndeshjes së gjashtë finale.
Në pesë minutat e vazhdimeve, Miami Heat, fitoi periudhën e nervave për të barazuar serinë finale në 3-3 dhe për të dërguar serinë në ndeshjen e fundit vendimtare, që do të luhet përsëri në Miami të enjten.
LeBron James, katër herë MVP i NBA-së në pesë stinorët e fundit, ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes me 32 pikë, 21 prej të cilave në pjesën e dytë të ndeshjes.
Ai u ndihmua edhe nga Mario Chalmers, që shënoi 20 pikë, ku prej 5 tentimeve shënoi katër trepikëshe.
Tim Duncan shënoi 30 pikë për San Antonio Spurs, që udhëhiqnin 71-58 në çerekun e tretë, por e gjetën veten në disavantazh në çerekun e fundit, para se të marrin përsëri udhëheqjen pas një serie prej 8-0, dy minuta para fundit të ndeshjes.
San Antonio Spurs udhëhiqte me pesë pikë epërsi deri 28 sekonda para përfundimit të ndeshjes, kur Miami Heat arriti kthimin e jashtëzakonshëm.
Video
Përmbledhja e ndeshjes Miami - San Antonio
REZULTATI SIPAS ÇEREKËVE (NDESHJA 6)
Miami Heat - San Antonio Spurs | (27-25, 17-25, 21-25 dhe 30-20) në vazhdime (8-5) | 3-3 Rezultati në seri |
FAKT:
1 | Miami Heat ka ndalur Tim Duncan të San Antonio Spurs në pjesën e dytë. Duncan shënoi vetëm 5 pikë në pjesën e dytë të ndeshjes. |
FAKT:
1 | Kawhi Leonard huqi gjuajtjen e lirë 30 sekonda para përfundimit të ndeshjes, që i hapi rrugën Ray Allenit për të shënuar treshen vendimtare. |