NDESHJA 5
Një fitore larg titullit
17 June, 2013 @8:43
Lëvizja intriguese e trajnerit të San Antonio Spurs, Gregg Popovich, i cili futi në pesëshe të parë Manu Ginobilin sot, i është shpaguar atij me kamatë.
Argjentinasi shkëlqeu me 24 pikë dhe 10 asistime për të udhëhequr ekipin e tij drejt titullit kampion në fitoren 114-104 të San Antonio Spurs ndaj Miami Heat.
Tony Parker ka qenë njeriu për të cilin janë dëgjuar brohoritjet “M-V-P” në AT&T Center të San Antonios. Parker shënoi 26 pikë dhe ka qenë koshashënuesi më i mirë i ndeshjes në fitoren e kaubojëve për epërsinë 3-2 në serinë finale.
Miami Heat edhe njëherë dështoi që t’i arrijë dy fitore radhazi në serinë finale, përkundër 25 pikëve nga LeBron James dhe 25 të tjera nga Dwyane Wade. Chris Bosh shtoi 16 pikë, ndërsa Ray Allen që hyri nga banka rezervë shutoi 7-10 për treshe duke shënuar 21 pikë.
Mirëpo, përqindja e lartë e saktësisë së shënimeve të Spursave ishte e pamundur të mbulohet nga Heat. Dy ndeshjet e fundit të serisë finale tash luhen në Miami. San Antonios i duhet edhe një fitore për t’u shpallur kampion, ndërsa Miami duhet t’i fitojë dy të mbeturat.
Video
Përmbledhja e ndeshjes San Antonio - Miami