PLAY OFF FINAL
Finalja e juniorëve, në statistika
14 June, 2013 @9:35
Basketbollistët e Bashkimit kanë qenë përsëri më të mirë se ata të Sigal Prishtinës. Pas Kupës së Kosovës, ata arrijnë të fitojnë edhe titullin e kampionit në kategorinë e juniorëve.
Qëndrim Ajazaj dhe Ujkan Karanezi kanë arritur të tregohen edhe njëherë si dominant në gjeneratën e tyre.
Ata përveç se i sollën juniorëve të Bashkimit Kupën e Kosovës, muajin e kaluar, shpejtë arritën të fitojnë edhe titullin e kampionit të Kosovës.
Në të dyja finalet ata mposhtën Sigal Prishtinën, që luan lojë ekipore, ku në tabelën statistikore ka arritur të regjistrohet çdo basketbollist.
Mirëpo, dallimi në cilësi është evident pasi që te portokallët e Prizrenit, tre basketbollist mbrëmë kanë arritur shifrat e dyshifrorit të dyfishtë (double-double): Qëndrim Ajazaj me 23 pikë e 10 kërcime, pastaj Arion Balluku, i cili ka qenë shumë i mirë mbrëmë, 13 pikë dhe 10 asistime si dhe Ammar Çakalli me 10 pikë dhe 11 kërcime - që dominonte nën kosh.
Në anën tjetër te prishtinasit, përkundër se i tërë ekipi luante me ndërrime të shpeshta nga trajneri Albert Sylejmani, aty u dalluan treshja që kanë përvojë edhe në Superligë, Lorik Kllokoqi, Leonard Mekaj dhe Granit Hyseni. Mirëpo, përkundër humbjes prishtinasit japin shpresa me lojën e tyre ekipore.
Sidoqoftë, ndeshja e përfunduar në suaza të korrektësisë dhe me talentë në të dyja anët - këta të rinj japin shpresa për basketbollin e nesërm të Kosovës.
*Shikoni statistikat ekskluzive të të gjithë basketbollistëve finalist, vetëm në Borozani.com.
REZULTATI I NDESHJES:
Bashkimi - Sigal Prishtina | 71-58 | (14-11, 25-20, 13-10 dhe 19-17) Rrjedha sipas çerekëve | (2-0) Seria finale |
BASHKIMI (Statistikat individuale)
1 | Qëndrim Ajazaj | 23 pikë | 10 kërcime | 2 asistime/ 1 bllokadë |
2 | Ujkan Karanezi | 19 pikë | 6 kërcime | 3 asistime/ 1 bllokadë |
3 | Arion Balluku | 13 pikë | 10 asistime | 2 kërcime |
4 | Ammar Çakalli | 10 pikë | 11 kërcime | |
5 | Reshat Përzhella | 3 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
6 | Endrit Elshani | 3 pikë | 5 kërcime | |
7 | Leonit Hoxha | 2 kërcime | 2 asistime | |
8 | Somel Shaqiri | 1 asistim |
SIGAL PRISHTINA (Statistikat individuale)
1 | Lorik Kllokoqi | 15 pikë | 4 kërcime | |
2 | Leonard Mekaj | 10 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
3 | Granit Hyseni | 10 pikë | 8 kërcime | 1 bllokadë |
4 | Egzon Kuqi | 4 pikë | 1 asistim | |
5 | Mërgim Jakupi | 3 pikë | 5 kërcime | 1 bllokadë |
6 | Ermir Gashi | 3 pikë | 1 bllokadë | |
7 | Kushtrim Sadiku | 3 pikë | 5 kërcime | |
8 | Fisnik Beka | 2 pikë | 1 kërcime | 1 asistim/ 1 bllokadë |
9 | Rinor Ahmeti | 2 pikë | 3 kërcime | |
10 | Genc Gashi | 2 pikë | 1 asistim | |
11 | Egzon Salihu | 2 pikë | ||
12 | Rrahim Kadrija | 2 pikë |