Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SNAJPERISTI

Rekord nga Green

REUTERS

Rekord nga Green


17 June, 2013 @11:20

Lojtari i San Antonio Spursit, Danny Green, është duke shënuar nga vija e treshit si hallvë. Green, në ndeshjen e pestë kundër kampionit aktual Miami Heat, e theu pikërisht rekordin e lojtarit të Miamit, Ray Allen.

Allen, në vitin 2008, kur ishte lojtari i Boston Celticsit, kishte shënuar 22 treshe, në finale. Danny Green, këtë rekord e ngriti në 25 treshe, që është shifra më e madhe në histori të NBA-së.

Rekordi i  Danny Greenit, mund të zhvillohet edhe më shumë, ngase do të luhet edhe një ndeshje patjetër, ndërsa në rast të se fiton Miami, seria do të shkon në ndeshjen e shtatë.

Green, me treshet e tij, është duke luajtur rol kryesor në skuadrën e trajnerit Gregg Popovich drejt titullit të kampionit. Ai në ndeshjen e sotme shënoi 7 herë prej 10 tentimeve. 


Video

23 treshet e Danny Greenit, gjatë serisë finale



 
Të gjitha lajmet nga NBA