Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHAMPIONS

LeBron shkëlqen, Miami kampion

nba.com

LeBron shkëlqen, Miami kampion


21 June, 2013 @8:50

Seria epike e finales së NBA, përfundoi dy orë më parë ku LeBron James edhe njëherë vërtetoi cilësitë e tij, për të mposhtur San Antonio Spursin 95-88 dhe për t’ua humbur shpresat për titull. 

James shënoi double-double prej 37 pikëve dhe 12 kërcimeve duke treguar performancë dominuese, derisa Dwyane Wade ndihmoi me 23 pikë të tjera dhe 10 kërcime. 

“Të jesh në gjendje të dalësh në parket dhe ta bësh këtë, është krejt,” ka thënë James pas ndeshjes duke i dhënë përgjigje të gjithë atyre kritikëve që dyshonin në aftësitë e tija. 

“Nuk mund të mërzitem për çdonjërin që flet për mua. Unë jam LeBron James nga Akron i Ohio-së, një qytet modest, unë as që do të duhej të isha këtu. Jam i bekuar.” 

James u emërua edhe MVP i finaleve. Ai sot shnëoi pesë nga dhjetë tentimet për tre pikë. 

Në anën tjetër, San Antonio Spurs, që ndjekte titullin e pestë të NBA-së, ka qenë vetëm disa sekonda para titullit kur të marten kur, Miami arrin të bëj kthesën e jashtëzakonshme për të çuar ndeshjen në vazhdime, e më vonë edhe e fiton atë. 

I tërë dallimi u bë në çerekun e fundit, kur Kawhi Leonard dështoi nga gjuajtja për tre pikë dhe Tim Duncan nuk shënoi nga afërsia. Ndërsa frymëmarrjen Miami Heatit ia siguroi Dwyane Wade, kur gjatë rezultatit 88-85 shënoi një jump-shot, për 90-85, që doli të jetë vendimtare në fund. Miami Heat për herë të dytë radhazi shpallet kampion i NBA-së. 



FINALJA VENDIMTARE

Miami Heat - San Antonio Spurs 95-88 (18-16, 28-28, 26-27 dhe 23-17) Seria përfundon 4-3 dhe Miami Heat shpallet kampion i NBA-së.

 
Të gjitha lajmet nga NBA