NAVARRO

Eurobasketi pa Navarron
21 June, 2013 @8:13
Ka ardhur koha për të pushuar. Kështu mendon fundori i skuadrës Barcelona Regal, Juan Carlos Navarro, i cili ka konfirmuar se nuk do të udhëtojë këtë verë në Slloveni për Eurobasket 2013. Borozani.com
“Sikurse që thash edhe më parë, ky stinor ka qenë tepër i vështirë për të gjithë anëtarët e Barcelonës. Edhe unë personalisht kam nevojë për pushim. Për këtë arsye nuk do ta përfaqësojë Spanjën në kampionatin europian,” tha Navarro.
Basketbollisti 33 vjeçar ishte shpallur MVP në Eurobasketin e fundit, derisa e kishte fituar edhe titullin e kampionit europian me përfaqësuesen spanjolle.
Skuadra e Navarros, Barcelona Regal, sivjet u shpall nënkampion në Spanjë duke u mposhtur në finale nga Real Madridi, derisa në Euroleague, megjithëse ishte pjesë e final four-it, nuk arriti të bëjë diç më shumë se sa të përfundojë si skuadra e katërt më e mirë në Europë.