STUDENTI
Debutuesi me përforcim
27 June, 2013 @0:39
Klubi basketbollistik Studenti, i promovuar sivjet në Superligë, pas vetëm një stinori të themelimit të tyre, ka filluar të përforcohet para fillimit të stinorit 2013/14.
Ekipi pejan, ka nënshkruar kontratë me basketbollistin amerikan, David King, që ka luajtur për ekipin e Universitetit Wichita State .
King, luan në pozitën qendër. Me gjatësi prej 208 centimetrave, amerikani, nuk ka pasur ndonjë paraqitje në ligat amerikane përveç kolegjit prej ku ka dalur si basketbollist.
Ky është përforcimi i parë i Studentit për stinorin 2013/14, kreu i të cilit klub pavarësisht përforcimeve të huaja premton përkrahje maksimale për vendorët që e sollën këtë ekip në Superligë.