ALO-QENDRA, FORCË SHTESË PËR SUPERKUPË
Josh Nzeakor - përforcimi i fundit i Prishtinës para Superkupës
3 September, 2024 @11:08
Kur kanë mbetur edhe katër ditë deri në ditën e parë të ndeshjeve të Superkupës së Kosovës, Prishtina ka bërë edhe një lëvizje që duket të jetë e fundit para ndeshjeve të para të turneut në fjalë.
Bardhekaltërit nga kryeqyteti, që në përballjen e parë dhe çerekfinale të Superkupës do të ndeshen me ekipin e Vëllaznimit të Gjakovës, ka bërë të ditur se ka angazhuar basketbollistin amerikan, Josh Nzeakor.
Alo-qendra 203 centimetra i gjatë, 27 vjeçar, Nzeakor ka ndërruar disa ekipe përgjatë stinorit të kaluar, ndërsa mesataren më të mirë e kishte te Santa Cruz ëarriors me 5.7 pikë, 0.3 asistime dhe 3 kërcime për ndeshje. Në Eurobasket.com figuron që Nzeakor i ka ndërruar katër ekipe të NBA G-League.