LA LIGA

Foto:Google
Jovic do rikthehet në Madrid
10 April, 2021 @13:24
Luka Jovic vazhdon të shijojë në Eintracht Frankfurt minutat e humbura në Real Madrid.
Sidoqoftë, ai është i vetëdijshëm se do të kthehet te madrilenët në fund të sezonit, siç konfirmohet në deklaratat për Bild.
“Të gjithë e dinë që unë jam zyrtarisht një lojtar i Real Madrid dhe do të kthehem atje në fund të sezonit”, shpjegoi sulmuesi.
Jovic ka një kontratë me Madridin deri në vitin 2025 dhe e ardhmja e tij te Reali nuk duket aspak e qartë, megjithëse ai nuk i humbë shpresat për të pasur sukses në fanellën e bardhë.
“Unë jam i vetëdijshëm se mund të bëj më shumë për të ndihmuar ekipin të marrë një pozicion në fund të sezonit që ata meritojnë pas gjithë asaj që japim.”
Me të mbërritur në ekipin gjerman, ai pranoi se kishte oferta të tjera të rëndësishme, por që ai zgjodi Frankfurtin:
“Eintracht është një klub i veçantë për mua. Në atë kohë kisha oferta nga klube që ishin në një pozitë më të mirë, por unë besoja se Eintracht kishte atë që më duhej ”.