Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI MPOSHT PËRSËRI PRIZRENIN

Kampioni i pandalshëm, seria 13-0!

Kampioni i pandalshëm, seria 13-0!


14 January, 2023 @20:55

Kampioni i Kosovës Ylli nuk ka të ndalur. Seria e fitoreve të Yllit ka shkuar në 13, ndërsa kanë mposhtur Ponte Prizrenin me 9 pikë dallim sonte derisa fitoi me rezultat 64-73 [17-18, 22-22, 10-10, 15-23].

Loja ka qenë kryesisht e barabartë, ndërsa në çerekun e fundit u bë dallimi kryesor kur Ylli bëri dallimin 8-pikësh për të fituar ndeshjen. Ylli tashmë ka bërë bilancin 13-4, duke shkuar në serinë më të mirë të sezonit 22/23, ndërsa më i dalluari në fitore ka qenë Chris Harris me 13 pikë e 13 kërcime.

TABELA AKTUALE

Malcolm Arsmtead mjeshtërisht kreu ndeshjen me 15 pikë, 5 asistime e 9 kërcime, ndërsa 15 të tjera ka shënuar edhe Henrik Sirko.

Te Prizreni ka debutuar Leon Gilmore III. Ai shënoi 4 pikë në 18 minuta lojë, ndërsa më efikasi në ekip ka qenë Dachon Burke Jr. që ka dhënë 15 pikë. Prizreni është në seri negative, tashmë prej 7 humbjeve radhazi, ndërsa ekipi ështëë i parafundit në renditjen tabelare me 12 humbje, vetëm 2 më pak se Rahoveci i fundit në renditje. Trajneri Edin Kërveshi prej se mori drejtimin e ekipit si kryetrajner, ende nuk ka arritur të regjistrojë fitore me bardhezinjtë!

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga