Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI - DRITA

Kampioni siguron vendin e parë në stinorin e rregullt

Foto: KBYlli/fb/ R. Gashi

Kampioni siguron vendin e parë në stinorin e rregullt


9 April, 2022 @0:58

Me fitore të pritur ndaj Dritës së cregjistruar tashmë nga Superliga, kampioni aktual i Superligës Ylli ka siguruar edhe vendin e parë në stinorin e rregullt të elitës së basketbollit të Kosovës.

Ylli ka mposhtur Dritën thellë në shtëpi, duke e fituar ndeshjen me rezultat 110-49 [29-9, 23-13, 29-8, 29-19]. FItorja e suharekasve as që ishte pikëpyetje në këtë ndeshje, ndërsa Adis Beciragic u dha minuta lojtarëve të rinj dhe jo shumë të shfrytëzuar gjatë stinorit për të bërë përvojë në Superligë.

Në fund, tetë lojtarë të Yllit kryen lojën me pikë dyshifrore, ndërsa më së shumti në parket qëndroi Mikaile Tmusic, pak mbi 30 minuta. Gjithashtu, suharekasit në cerekun e parë dhe të tretë luajtën mbrojtje të fortë për t’i bërë taktizimet e tyre për PlayOff, duke mos e lënë Dritën të shënojë pikë dyshifrore.

TABELA AKTUALE

Sa i përket individëve, Mikaile Tmusic bëri triple-double të parë të stinorit duke shënuar 11 pikë, 10 kërcime e 10 asistime, ndërsa Gëzim Morina luajti me 13 pikë 16 kërcime e 5 asistime në fitore.

Te Drita, që tashmë dihet se do të garojë në Ligë të Parë në sezonin 2022/23 si zakonisht dyshja Qëndrim Demi dhe Laurant Ibrahimi qenë më të dalluarit, ku i pari dha 15 ndërsa i dyti 14 pikë në ndeshje.

Me fitore, Ylli ka siguruar vendin e parë të stinorit të rregullt në Superligë dy xhiro para fundit të sezonit, ndërsa Drita qe një muaj edhe matematikisht është anëtare e Ligës së Parë të Kosovës posa të përfundojë stinori.


 
Të gjitha lajmet nga