YLLI - PRISHTINA

Kampioni s’ndalet, viktima e radhës Prishtina
30 January, 2022 @21:15
Ndeshja e fundit e xhiros së 18, përfundoi me fitoren e Yllit kundër Prishtinës me rezultat 85-79.
Ylli çerekun e parë e mbylli me 6 pikë epërsi (26-20), derisa në çerekun e dytë epërsinë e ngriti në 9 pikë 46-37.
Prishtina në çerekun e tretë u këndell dhe e ngushtoi epërsinën e Yllit në 4 pikë (63-59), kurse skuadra suharekase me shënimet e Erjon Kastratit dhe Henrik Sirkos në minutat e fundit, e kontrolloi ndeshjen dhe arriti fitoren.
Sirko shkëlqeu me 29 pikë, 5 kërcime e 4 asistime, kurse Kastrati luajti me 20 pikë, 6 asistime e 4 kërcime.
Te Prishtina Kenny Brown luajti me 27 pikë, derisa morri ndihmë edhe nga Jan Palokaj (19 pikë e 9 kërcime).
Kjo ishte fitorja e tretë e Yllit në këtë sezon kundër Prishtinës në 3 ndeshjet e zhvilluara, derisa skuadra suharekase ka një seri prej 11 fitoreve rresht.
Ylli ka bilans prej 14 fitoreve e 4 humbjeve dhe gjendet në krye të tabelës, derisa Prishtina me 9 fitore e 9 humbje gjendet në pozitën e katërt.