Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - PEJA

Dominim që nga fillimi, Trepça mposhtë Pejën në “Minatori”

Pamjet nga ndeshja/ Foto: KBTrepca/fb

Dominim që nga fillimi, Trepça mposhtë Pejën në “Minatori”


30 January, 2022 @19:02

Në ndeshjen e luajtur sonte në “Minatori” të Mitrovicës, skuadra vendase e Trepçës ka arritur ta mposhtë skuadrën mysafire të Pejës.

Ndeshja në fjalë në fund u mbyll me rezultat 96-81 në të mirë të Trepçës.

\

17-11 e 26-23 u mbyllën dy çerekët e parë të ndeshjes, për ta çuar Trepçën në pjesën e dytë me epërsi, e mitrovicasit nuk e lëshuan lojën nga dora as në pjesën e dytë dhe e mbyllën ndeshjen me fitore. 25-23 u mbyll çereku i tretë e 28-24 u mbyll i fundit, për përfundimtaren 96-81.

Erdem Itler, Dardan Berisha e Stephen Maxwell munguan te skuadra pejane sonte, e mungesa e tyre ishte e dukshme në lojën e skuadrës.

TABELA AKTUALE

Drilon Hajrizi me 21 pikë, 7 kërcime e 4 asistime ishte më i miri te Trepça sonte, kurse te Peja impresionoi Tyrone White me 35 pikë, 6 kërcime e 2 asistime.

Deri sonte këtë dy skuadra kishin bilanc të njëjtë, e pas ndeshjes së sotme bilanc më të mirë ka Trepça. Bilanci i Trepçës tashmë është 12-6, e i Pejës 11-7.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga