Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI

Karanezi: Me lojtarin e gjashtë drejt fitores

Karanezi: Me lojtarin e gjashtë drejt fitores


17 October, 2019 @12:54

Basketbollisti i Bashkimit, Ujkan Karanezi, në një bisedë ekskluzive me TopSporti.com ka thënë se janë përgatitur maksimalisht për derbin lokal kundër Prizrenit.

“Jemi duke u përgatitur maksimalisht për kundërshtarin tonë të radhës. Në ekip na është bashkangjitur edhe një lojtar i huaj i ri, poashtu edhe Musabi besojmë që do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje.”

Karanezi beson se me përkrahjen e tifozve të tyre do të vjen edhe fitorja.

“Së bashku me lojtarin tonë të gjashtë Arpagjik’t, besojmë në fitore,”- ka shtuar Ujkan Karanezi për TopSportin.

TABELA AKTUALE

Bashkimi aktualisht ka bilanc prej 2 fitoreve e 2 humbjeve, derisa kërkon këndelljen pasi që i regjistruan dy humbje rresht.


 
Të gjitha lajmet nga