PLAY OUT
Kastrioti mbijeton
27 May, 2014 @12:56
Skuadra e Kastriotit do të mbetet në Superligë të Kosovës edhe stinorin e radhës.
Basketbolli në Ferizaj edhe stinorin e ardhshëm do të pres të gjitha yjet e Kosovës, kjo pasi që Kastrioti vetëm pret vendimin e Komesarit të Garave për sigurimin e edhe një stinori në elitë.
Në fakt, ndeshja e dytë e Play-Outit të Superligës u ndërpre në Suharekë, kur njerëz nga publiku vërshuan parketin ku luhej ndeshja 3.3 sekonda para përfundimit të saj derisa ferizajasit udhëhiqnin me dy pikë epërsi.
Gjyqtarët vendosën që të mos vazhdojë ndeshja që do të thotë se Ylli do të duhet të ndëshkohet me rezultat në disfavor të tyre 20:0 - që automatikisht bën rezultatin e përgjithsëm 2-0 për Kastriotin - që siguron mbijetesën për ferizajasit.
Kastrioti kishte fituar ndeshjen e parë të zhvilluar në Ferizaj.