FINALJA
Prishtina, një hap larg titullit
25 May, 2014 @22:55
Dy minutat e fundit të vazhdimeve kanë zgjatur afro 15 minuta për shkak të faulimeve të shumta taktike dhe Time-Outëve. Mirëpo, përkundër se këto i kërkoi trajneri i Pejës, Bujar Loci, basketbollistët e tij nuk arritën t’i zbatonin urdhërat e tij në fushë.
Pikët e Blerim Mazrekut në fund të 40 minutëshit kur ndeshja shkoi në vazhdime janë treguar të jenë vendimtare, derisa përkundër dëshirës së madhe dhe dhënies gjithçka në terren, verdhezinjëve iu harxhua energjia në çastet përcaktuese të ndeshjes, kur lojtarët nuk arritën të shënojnë.
Sa i përket tërë ndeshjes, Peja ka treguar se mund të bëj shumëçka në këtë seri finale, por përkundër lojës së mirë, ndoshta më të mirë të stinorit nga Mario Edwards, ata nuk e arritën fitoren në fund. Samir Shaptahovic ka qenë si zakonisht në formë të mirë, por Gerti Shima sonte nuk qe në element, ku Drilon Hajrizi e mbajti Pejën në lojë kah fundi.
Prishtina ndërkaq, për këtë fitore duhet t’i falenderoj basketbollistit më të mirë të tyre, Dardan Berishës, që ka qenë i pakapshëm me lojën e tij në fund të pjesës së parë, derisa përkundër se me tempo pak më të zbehtë, ai ka treguar se sa i rëndësishëm është për ekipin.
Vetë 44 minuta e 42 sekonda të tija në parket, tregojnë shumë për nevojën e bardhekaltërve ndaj Berishës që ka shënuar 37 pikë, 4 asistime dhe 4 kërcime në këtë ndeshje, ku përveç tij vetëm edhe kapiteni Edmond Azemi e Blerim Mazreku shënuan pikë dyshifrore, nga 16 secili.
Mario Edwards me 24 pikë, Samiri me 18 dhe George Odufuwa me ndihmën e tij të jashtëzakonshme prej 16 pikëve dhe 4 asistimeve krahas 6 kërcimeve kanë qenë më të dalluarit te Peja sonte, të cilëve iu mungoi shumë banka - që kontribuoi me vetëm 3 pikë gjatë tërë ndeshjes!
Me këtë fitore Sigal Prishtina kalon në epërsi 2-0 dhe tashmë janë vetëm një fitore larg titullit kampion, derisa Peja do të duhet të tentojë mrekullinë në ndeshjen e radhës për të vazhduar serinë.
Nëse Sigal Prishtina arrin fitore në ndeshjen e radhës bëhet kampion për herë të parë pas dy stinorëve të kaluar. Në rast të fitores së Pejës në ndeshjen e ardhshme që zhvillohet në mesjavë në Prishtinë, seria do të bartet përsëri në Karagaç.
Statistikat ekipore
Peja | Sigal Prishtina | ||
Çereku 1 | 14 | 12 | |
Çereku 2 | 27 | 28 | |
Çereku 3 | 20 | 17 | |
Çereku 4 | 19 | 23 | |
OT 1 | 7 | 10 | |
Kërcime | 31 | 34 | |
Asistime | 20 | 23 | |
Bllokada | 3 | - | |
Topa të vjedhur | 8 | 6 | |
Topa të humbur | 9 | 14 | |
Tentime për tre pikë | 7/24 | 6/17 | |
Tentime për dy pikë | 26/47 | 28/49 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 14/19 | 16/21 |
Peja
1 | Mario Edwards | 26 pikë | 7 asistime | 5 kërcime |
2 | Samir Shaptahovic | 18 pikë | 3 asistime | 1 kërcim |
3 | George Oduwufa | 17 pikë | 6 kërcime | 4 asistime |
4 | Drilon Hajrizi | 16 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
5 | Gerti Shima | 7 pikë | 7 kërcime | 4 asistime |
6 | Valdet Grapci | 2 pikë | ||
7 | Rron Grapci | 1 pikë | 5 kërcime |
Sigal Prishtina
1 | Dardan Berisha | 39 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
2 | Blerim Mazreku | 16 pikë | 8 kërcime | 4 asistime |
3 | Edmond Azemi | 16 pikë | 3 asistime | 2 kërcime |
4 | Kendrick Jones | 8 pikë | 8 asistime | 6 kërcime |
5 | Alban Veseli | 7 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
6 | Fisnik Rugova | 2 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
7 | Muhamed Hasani | 2 pikë | 3 kërcime |