KARAGAÇ
Ndërprehet Peja-Sigal Prishtina, dobësohet ndriçimi
25 May, 2014 @20:23
Ndeshja e dytë e serisë finale të Play-Offit ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës është ndërprerë pas vetëm 53 sekondave lojë, për shkak të ndriçimit të dobësuar në Karagaç.
Drejtuesit e klubit pejan kanë njoftuar se brenda 10 minutave çdo gjë do të vijë në vend të vetin pasi reflektorët në Karagaç duhet të arrijnë temperaturën e kërkuar për të funksionuar normalisht.
Rezultati aktual i ndeshjes është 0-2 me pikët që i shënoi Edmond Azemi për Sigal Prishtinën, pasi më parë, Gerti Shima kishte dështuar të shënojë në tentimin e parë të tij të ndeshjes.