KAMPIONJA E SHQIPËRISË
Vllaznia Shkodër në ligën ballkanike
22 May, 2014 @15:22
Prej stinorit të ardhshëm në ligën ballkanike do të merr pjesë edhe kampioni aktual i Shqipërisë, Vllaznia e Shkodrës.
Skuadra e udhëhequr nga ish ylli i Bashkimit të Prizrenit, Bledar Gjeçaj, do të bëhet pjesëmarrësja më e re e kësaj lige, ka njoftuar faqja zyrtare e BIBL sot.
Drejtuesit e Federatës Shqiptare të Basketbollit do të takohen javën që vjen në Sofje të Bullgarisë me drejtuesit e BIBL, për të përcaktuar detajet tjera për pjesëmarrjen e Vllaznisë së Shkodrës në ligën ballkanike, ku në stinorin e posapërfunduar debutuan ekipet kosovare Sigal Prishtina dhe Peja.
Vllaznia në finale të Play-Offit të Shqipërisë kishte mposhtur Tiranën 3-0 në ndeshje për të fituar bindshëm titullin e kampionit të Shqipërisë.