SERIA FINALE
1-0 për Prishtinën
21 May, 2014 @22:14
Sigal Prishtina ka arritur të mposht Pejën kampione në ndeshjen e parë të betejës për kampionin e Kosovës.
Djelmoshat e Marin Dokuzovskit kanë shkëputur në fund një fitore me 6 pikë epërsi për të dalë 1-0 në epërsi të serisë, që përcaktohet pas 3 fitoreve të njërit ekip.
Fillimi i furishëm i Sigal Prishtinës ka qenë i mjaftueshëm për fitoren e parë. Nëntë pikë epërsi në fund të çerekut të parë dhe gjashtë të tjera në fund të pjesës së parë, kanë çuar dallimin në 15 pikë pas 20 minutave të para lojë.
Kjo epërsi ka qenë e papërballueshme për verdhezinjtë, të cilët edhe pse u munduan mjaft në pjesën e dytë të ndeshjes, nuk arritën assesi të shkrijnë epërsinë e bardhekaltërve në këtë natë.
Kështu, Sigal Prishtina nis serinë finale të Play-Offit me fitore, duke dalë në epërsi 1-0, derisa ndeshja e dytë e serisë luhet në Karagaç të Pejës.
Qendra Blerim Mazreku ka qenë njeriu kryesor sa i përket vendasve. Suharekasi ka regjistruar double-double prej 26 pikëve dhe 12 kërcimeve në ndeshje, duke qenë larg më i mirë se bashkëlojtarët tjerë të tij në këtë fitore, ku u vërejt forma jo e mirë e Dardan Berishës, që përfundoi ndeshjen me 10 pikë.
Te Peja, Gerti Shima u dallua me 19 pikë, derisa edhe alo-qendra amerikane, George Odufuwa, u tregua standard i mirë me 15 pikë të shënuara.
Sigal Prishtinës iu lëndua në ndeshje snajeperi Tay Waller, që u pa të lëngon nga gjuri i tij, derisa pritet të shihet se a do të mungojë gjatë apo jo, ky lojtar kaq i rëndësishëm për kryeqytetasit.
Statistikat ekipore
Sigal Prishtina | Peja | ||
Çereku 1 | 23 | 14 | |
Çereku 2 | 16 | 10 | |
Çereku 3 | 14 | 21 | |
Çereku 4 | 19 | 21 | |
Kërcime | 37 | 31 | |
Asistime | 19 | 11 | |
Bllokada | 4 | 3 | |
Tentime për tre pikë | 5/20 | 5/21 | |
Tentime nga loja | 24/61 | 20/60 | |
Gjuajtjet e lira | 19/27 | 21/27 |
Sigal Prishtina
1 | Blerim Mazreku | 20 pikë | 12 kërcime | 2 asistime |
2 | Dardan Berisha | 10 pikë | 8 asistime | 6 kërcime |
3 | Edmond Azemi | 10 pikë | 2 kërcime | |
4 | Alban Veseli | 9 pikë | 6 kërcime | 1 bllokadë |
5 | Tay Waller | 8 pikë | ||
6 | Fisnik Rugova | 7 pikë | 1 kërcim | |
7 | Kendrick Jones | 6 pikë | 8 kërcime | 7 asistime |
8 | Muhamed Hasani | 2 pikë | 2 kërcime | 2 asistim |
Peja
1 | Gerti Shima | 19 pikë | 9 kërcime | 3 asistime |
2 | George Oduwufa | 15 pikë | 6 kërcime | 4 asistime |
3 | Samir Shaptahovic | 13 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
4 | Mario Edwards | 9 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
5 | Drilon Hajrizi | 5 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
6 | Rron Grapci | 3 pikë | 3 kërcime | |
7 | Valdet Grapci | 2 pikë | 1 kërcim |