Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WEST

Spurs fiton ndeshjen e parë

Spurs fiton ndeshjen e parë


20 May, 2014 @11:32

Mungesën e Sergie Ibaka-së, e shfrytëzoi San Antonio, në mënyrën më të mirë.

Ibaka i cili ishte lënduar në serinë kundër Los Angeles Clippersit, nuk luajti dje kundër San Antonios, e këtë djelmoshat e trajnerit Gregg Popovich e kthyen në avantazh, duke depërtuar edhe luajtur në trapez më shumë.

“Mamuzat” e fituan ndeshjen me rezultat 122-105, ndërsa veterani Tim Duncan, shkëlqeu me 27 pikë e 7 kërcime. Ai u ndihmua edhe nga e tërë skuadra, të cilët luajtën mirë në mënyrë ekipore.

Në anën tjetër, si zakonisht dyshja Kevin Durant e Russell Westbrook, ishin më të efikasit duke shënuar 28, përkatësisht 25 pikë, por ishin të pamjaftueshëm ndaj veteranëve nga Teksasi.

Tani San Antonio, kaloi 1-0 në epërsi në seri, ndërsa ndeshja e dytë do të luhet përsëri në AT&T Center me 21 maj.


Video

San Antonio-Oklahoma



 
Të gjitha lajmet nga NBA