Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINAL FOUR 2014 MILANO

Maccabi kampion i Euroleague, ndal Realin në finale

Maccabi kampion i Euroleague, ndal Realin në finale


18 May, 2014 @22:12

Maccabi Tel Aviv ka arritur të fitojë trofeun më të çmueshëm të basketbollit europian, duke e mposhtur Real Madridin në finale të Euroleague Final Four të zhvilluar në Milano sonte me rezultat 86-98. 

Dallimi në rezultatin përfundimtar është tepër mashtrues pasi që kjo ndodhi vetëm në dy minutat e fundit të vazhdimeve, derisa e tërë ndeshja ka qenë tepër e ngushtë ku herë njëra e herë skuadra tjetër shënonte dhe dilte në epërsi. 

Sidoqoftë, Maccabi Tel Aviv i udhëhequr nga trajneri i mirënjohur David Blatt ka arritur që të stoliset me titullin e parë të Europës që nga viti 2005, derisa në ndeshje dallimin kryesor e ka bërë ‘njëshi’ i Maccabit, Tyrese Rice, i cili në momente vendimtare ka shënuar për të krijuar epërsinë përfundimtare për fitore. 

Rice, i cili në fund morri ovacionet “MVP-MVP” nga publiku që kishte stërmbushur palestrën shënoi 26 pikë, 2 asistime dhe 4 kërcime në ndeshje. Ai pati precizitet prej 75% nga treshet, ku shënoi 3 nga 4 tentime. 

Kjo ka qenë disfata e dytë me radhë në finale të Euroleague e Real Madridit, pasi që stinorin e kaluar ishin mposhtur nga Olympiacos. 


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague