FINAL FOUR 2014 MILANO
Navarro ngushëllon Barcelonën
18 May, 2014 @20:06
Barcelona pas disfatës së turpshme nga Real Madridi në gjysmëfinale të Final Four 2014 në Milano, ka arritur së paku t’i gëzojë tifozët e saj me fitore ndaj CSKA Moskës sonte, për të përfunduar stinorin në vend të tretë.
Katalonasit kanë zhvilluar një ndeshje të barabartë ndaj rusëve gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, derisa në fund, në çerekun e katërt kanë marrë lojën në dorë për të shënuar fitore 93-78.
Juan Carlos Navarro ka qenë basketbollisti më efikas te Barcelona me 20 pikë të shënuara, derisa është dalluar mjaft edhe Maciej Lampe me 17 pikët e tij.
Te humbësit, Sasha Kaun dhe Nenad Krstic kanë qenë më të dalluar, sa i përket pikëve të shënuara, ku i pari ka kontribuuar me 13, derisa i dyti me 11 sosh.
FINAL FOUR 2014 MILANO:
Ndeshja për vendin e tretë: | Regal Barcelona - CSKA Moska 93-78 | (21-24, 29-23, 19-17 dhe 24-14) Rez. sipas çerekëve; |