KAMPIONI
Peja, lehtë në finale
18 May, 2014 @20:57
Peja ka arritur të mposht lehtë Bashkimin në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale të Play-Offit.
Verdhezinjtë kanë qenë më të mirë se mysafirët nga Prizreni, të cilët arritën në Pejë me xhama të thyera të autobusit, pasi që ishin gjuajtur me gurë para se të hynë në Karagaç.
Drilon Hajrizi i rikthyer nga lëndimi ka qenë i pakapshëm sonte dhe njëri ndër basketbollistët më meritor për avancimin e Pejës në finale, derisa kontribut të rëndësishëm dha edhe Samir Shaptahovic.
Në anën tjetër, një seri e paorganizuar e sulmueve dhe hudhjet e shumta për tre pikë, pa kurrëfarë ideje, lanë prizrenasit të ëndërrojnë finalen për një stinor tjetër.
Qendra shqiptare, përsëri ka qenë basketbollisti më i arsyeshëm te portokallët prizrenas - duke shënuar 23 pikë e 14 kërcime në humbje, ndaj ish ekipit të tij.
Peja ka arritur tashmë finalen e dytë me radhë të Superligës dhe do të ketë rastin të mbrojë titullin kampion në finale ndaj Sigal Prishtinës.
Sigal Prishtina do të ketë epërsinë e terrenit vendas në këtë seri finale të Play-Offit, ku kampioni i Kosovës do të shpallet ekipi që arrin tre fitore së pari, në stilin vajtje-ardhje që nis nga Pallati i Rinisë dhe të Sporteve.
Statistikat ekipore
Peja | Bashkimi | ||
Çereku 1: | 29 | 22 | |
Çereku 2: | 29 | 17 | |
Çereku 3: | 24 | 22 | |
Çereku 4: | 33 | 34 | |
Kërcime | 38 | 29 | |
Asistime | 32 | 12 | |
Bllokada | 4 | 1 | |
Tentime për tre pikë | 11/26 | 6/24 | |
Tentime nga loja | 42/72 | 35/78 | |
Gjuajtjet e lira | 20/22 | 19/36 |
Peja
1 | Drilon Hajrizi | 33 pikë | 8 kërcime | 6 asistime |
2 | Mario Edwards | 24 pikë | 9 asistime | 8 kërcime |
3 | Samir Shaptahovic | 19 pikë | 7 asistime | 2 kërcime |
4 | Gerti Shima | 15 pikë | 6 kërcime | 1 bllokadë |
5 | George Oduwufa | 7 pikë | 6 kërcime | 1 bllokadë |
6 | Valdet Grapci | 7 pikë | 5 kërcime | |
7 | Rron Grapci | 8 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
8 | Egzon Berisha | 2 pikë |
Bashkimi
1 | Darrell Lampley | 25 pikë | 4 asistime | 2 kërcime |
2 | Endrit Hysenagolli | 23 pikë | 14 kërcime | 1 asistim |
3 | Zeljko Jovanovic | 20 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
4 | Aaron Mitchell | 18 pikë | 8 kërcime | 1 asistim |
5 | Valentin Spaqi | 6 pikë | 2 asistime | |
6 | Qëndrim Biraj | 3 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |