FINALJA
Episodi i dytë i finales, në Karagaç
25 May, 2014 @15:11
Pas fitores në ndeshjen e parë të finales së Play-Offit të Superligës, Sigal Prishtina kërkon që në ndeshjen e dytë të serisë të fitojë edhe në Karagaç sonte.
Ndeshja e dytë e serisë finale të Play-Offit që zhvillohet në Pejë këtë natë, pritet të sjellë emocione të mëdha, pasi që pejanët, që janë kampionë aktual të vendit, do të kërkojnë fitore për të vazhduar pamposhtshmërinë në Karagaç sa i përket Superligës, si dhe zgjatjen e serisë finale për të barazuar rezultatin në 1-1.
Në anën tjetër, Sigal Prishtina do të kërkojë që të fitojë Pejën për të vendosur gjithçka në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në ndeshjen e tretë, pasi që me 2-0 do të kërkonte qetësisht titullin e parë pas dy stinorëve të fundit.
Derisa Peja ka të lënduar Teo Simovicin, për të cilin ka përfunduar stinori, Sigal Prishtina nuk mund të llogarit te dyshja e huaj, Tay Waller (që u lëndua në ndeshjen e parë të serisë finale) dhe Aurimas Kieza (që u lëndua në Final Four të BIBL).
Karagaçi pritet të jetë i stërmbushur sonte, derisa klubi ka njoftuar se biletat shiten në qendër të qytetit deri në ora 16:00, e pas kësaj kohe nëse mbetet ndonjë biletë, do të shitet në hyrje të Karagaçit.