ZYRTARE

Foto: KB Prishtina
KB Prishtina me tjetër përforcim nga Maqedonia Veriore
3 August, 2022 @20:48
Pas Valmir Kakrukit, që te Prishtina erdhi nga Rabotniqki, sot Prishtina e ka zyrtarizuar një tjetër përforcim nga Maqedonia Veriore.
Bëhet fjalë për 19-vjeçarin Rezart Memedi, basketbollist i formuar te KB Shkupi dhe te skuadra italiane Aurora Basket Jesi. Për më tepër, Memedi, me gjatësi 191 cm, është edhe përfaqësues i grupmoshave të reja të Maqedonisë Veriore.
Memedi njihet për saktësinë e tij në gjuajtjet nga gjysmë-distanca dhe ato për tre pikë, ndërkohë që te Prishtina ai kryetrajner do ta gjejë të mirënjohurin Ekrem Memnun.