Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLISAT

KB Prishtina zyrtarizon edhe 2 ndihmës-trajnerë tjerë

TOPSPORTI/ Pamje nga arkivi

KB Prishtina zyrtarizon edhe 2 ndihmës-trajnerë tjerë


29 July, 2022 @15:26

Rekord-kampionia e Kosovës në basketboll, KB Prishtina, pas marrjes së trajnerit turk Ekrem Memnun dhe zyrtarizimit të ndihmësit të parë të tij, Murat Bilge, ka bërë të ditur dje se ka vazhduar me ndihmësin Andin Rashica dhe ka siguruar Adonis Morinën si trajner kondicional në shtabin teknik.

Kështu, bardhekaltërit të enjten zyrtarizuan vazhdimin e bashkëpunimit me Andin Rashicën, që do të jetë pjesë e ekipit edhe më 2022/23.

Andin Rashica @ KB Prishtina

“Ai do te jetë një forcë shtesë për shtabin teknik të klubit tonë, duke e ditur përvojen e madhe qe e ka në basketbollin kosovar. Dino ka fituar 25 trofe me ekipin tonë, 2 prej tyre si trajner kryesor me roster 100% vendor.” — ka shkruar njoftimi i KB Prishtinës lidhur me Rashicën.

Por, këtu nuk përfundoi asgjë, pasi që ata shpejt treguan se kanë angazhuar edhe një trajner që e quajtën më të njohur në përgatitje atletike.

Adonis Morina është personi që do të kryejë rolin e trajnerit kondicional dhe përgatitësit atletik me bardhekaltërit, që shef të shtabit teknik do ta kenë të rikthyerin pas gati dy dekadash në ekip, Ekrem Memnun, plot përvojë.

Adonis Morina @ KB Prishtina

“Adonisi është padyshim njëri ndër trajnerët më të njohur në fushën e fitnesit në Kosovë dhe specifikisht të përgatitjes fizike, atletike e nutritive të sportistëve. Dija dhe njohuritë e Adonisit do ta përmirësojnë kualitativisht performancën fizike të lojtarëve bardhekaltër.” — ka shkruar për trajnerin në fjalë ekipi prishtinas.

Kujtojmë, Prishtina në dy vitet e fundit nuk ka arritur as finalen e PlayOffit të Superligës dhe duke ditur apetitin e skuadrës, këtë stinor pritet të përgatiten qysh herët për të synuar titullin. Nëse llogaritet edhe stinori i humbur për shkak të COVID-19, 2019/20, atëherë Prishtina qe tre stinorë nuk ka fituar titull kampioni.


 
Të gjitha lajmet nga