NDARJA E RADHËS TE KB PRIZRENI

Leon Gilmore III, gjatë ndeshjes çerekfinale të Kupës/ Foto: FBK
KB Prizreni ndahet me Leon Gilmore III
22 February, 2023 @16:01
Basketbollisti amerikan, Leon Gilmore III ka ndarë rrugët me KB Prizrenin, bën të ditur klubi bardhezi nga qyteti i vjetër sot. Sipas njoftimit të klubit, ndarja është bërë me marrëveshje, ndërsa ka falenderuar lojtarin për kontributin e dhënë me ekipin sa ishte pjesë e saj, duke i dëshiruar suksese më tej në karrierë.
Leon Gilmore III kishte ardhur te Prizreni për të zëvendësuar Alan Wigginsin e larguar, ndërsa ishte zyrtarizuar nga ekipi i tij i deritashëm më 13 janar 2023. Pas pak më shumë se një muaji, ai po largohet nga klubi. Gilmore III në ndeshjet e luajtura nën drejtimin e Edin Kërveshit ka arritur mesatare prej 8.6 pikësh për ndeshje, 1.8 asistime dhe 5.4 kërcime.