Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KBF PENZA - KBF BASHKIMI

KBF Bashkimi ndryshe në Play Off, me një këmbë në finale

KBF Bashkimi ndryshe në Play Off, me një këmbë në finale


30 March, 2022 @21:34

Pas rezultateve jo të mira në stinorin e rregullt në kuadër të derbive, KBF Bashkimi e nisi mirë Play Offin.

Vashat prizrenase e mposhtën kampionen aktuale Penzën, me rezultat 61-76, dhe do të kthehet në Prizren me avantazh.

Çereku i parë përfundoi me rezultat të barabartë 21-21, kurse Bashkimi në çerekun e dytë pësoi 9 pikë dhe shënoi 15 pikë, ku dhe kaloi në epërsi prej 6 pikëve.

Penza në çerekun e tretë u këndellë dhe kaloi në epërsi minimale 51-50. E në çerekun e fundit Bashkimi përsëri u shtrëngua në mbrojtje duke pësuar 10 pikë dhe shënuar 26 pikë, arriti fitoren e parë në ndeshjen gjysmëfinale.

Besjana Martina ka vazhduar formën e mirë të saj. Ajo ishte koshashënuesja më e mirë te Bashkimi me 24 pikë. Te Bashkimi u dalluan edhe Era Shatri me 19 pikë, 10 kërcime e 6 asistime, Sara Vraniqi e Monique Coker me nga 11 pikë dhe Poole Porsche me 10 pikë të tjera.

Te Penza u veçuan Valbona Bytyqi me 17 pikë, Hilaire Kaela me 14 pikë dhe Cheah Rael Whitsitt me 11 pikë.

SKEMA E PLAY OFFIT

Ndeshja e dytë do të luhet në prizren. Skuadra që shënon 2 fitore kalon në finale.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave