KBF BASHKIMI - KBF TREPÇA
KBF Bashkimi pa telashe ndaj KBF Trepçës
13 March, 2021 @22:15
Skuadra e KBF Bashkimit e mposhti me lehtësi KBF Trepçën me rezultat 108-64.
Epërsia ishte nga minuta e parë e deri në fund te skuadra prizrenase.
Aisha Balarabe ishte e pakapshme nga mbrojtja e Trepçës. Ajo luajti me 35 pikë e 17 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Jasmine Brunson me 19 pikë, 7 asistime e 6 kërcime dhe Marigona Rushiti me 17 pikë.
Te Trepça u dalluan Allison Johnson me 35 pikë e Sihana Ramoja me 13 pikë.
Bashkimi me 15 fitore e 2 humbje gjendet në krye të tabelës, kurse Trepça në fund të tabelës me 1 fitore e 14 humbje në Ligën e Femrave.
Në xhiron tjetër, Bashkimi takohet me Kastriotin, derisa Trepça me Vëllaznimin.