JOSIP PLANTAK

Kemi fituar ekipin më të mirë të Kosovës!
23 October, 2022 @21:42
Trajneri i Vëllaznimit, Josip Plantak, ka qenë i emocionuar pas ndeshjes dhe fitores së madhe të ekipit të tij dhe atë ndaj ekipit më të mirë në Kosovë sipas tij, Trepça.
Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes ai ka thënë se nëse ekipi vazhdon të luftojë për secilin top dhe të ruajë shpirtin ekipor, atëherë mund të mposhten ekipe të tilla.
“Nuk di çka të them. Ishim në disavantazh 20-pikësh, pastaj Burim Zekiqi shënoi 3-4 herë për tri pikë, nuk e mbaj në mend saktë. Por atë që e di është se luajtëm me angazhim dhe me zemër deri në fund dhe këtë e kam thënë edhe pas ndeshjes së kaluar, shpirti ekipor dhe luftë, pastaj mund të fitojmë edhe ekipet si Trepça, që në opinionin tim është ekipi më i mirë në Kosovë,” ka thënë Josip Plantak pas ndeshjes.
Kujtojmë, Plantak u bë trajner i Vëllaznimit pas largimit të Franko Sterles, ndihmës i të cilit ishte. Ndërsa, në dy ndeshjet që po i drejton ai Vëllaznimi ka arritur të shënojë fitore, ndaj Prizrenit dhe Trepçës.