Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROBASKET 2017

Kenani e Shoshi, opcione për Kosovën

BOROZANI/Arkiv/Erdis Driza

Kenani e Shoshi, opcione për Kosovën


4 January, 2016 @22:59

Përfundimisht, emrat e basketbollistëve që do të mbrojnë ngjyrat e përfaqësueses së Kosovës në kualifikime për Kampionatin Europian Eurobasket 2017 do të dihen më 31 maj. 

Sidoqoftë në një bisedë me Kohën Ditore, Sekretari i Përgjithshëm i FBK-së, Leart Hoxha ka bërë ditur se FBK-ja do të kontaktojë edhe me Kenan Spahiun, që luan në elitën turke, me Lis Shoshin, shtatëgjatin që po ngritet si lojtar në SHBA dhe me 3 basketbollistë shqiptarë nga Mali i Zi. 

“FBK do të nis shpejt punën për të kontaktuar Kenan Spahiun dhe Lis Shoshin, si dhe tre lojtarë shqiptar nga Mali i Zi, që nuk kanë luajtur si senior për asnjë shtet deri më tani,” ka thënë Hoxha për gazetën në fjalë. 

Për më tepër ai ka bërë të ditur se FBK-ja ka të drejtë t’ia jap shtetësinë një lojtari të huaj dhe me gjasë edhe këtë mundësi do ta shfrytëzojë. 

“FBK-ja ka të drejtë të natyralizojë edhe një basketbollist dhe me gjasë edhe këtë do ta bëjmë,” ka shtuar ai. 

Sa i përket punës së natyralizimit të basketbollistëve, kjo në këtë sport tashmë është normale dhe këtë e bëjnë edhe përfaqësueset e mëdha botërore. 

Në një prononcim të mëhershëm për media, Arben Krasniqi, njeriu që pritet të jetë përzgjedhës i parë i Kosovës pas pranimit në FIBA, ka thënë se Kosova vuan në pozitat 1 dhe 5 për lojtarë dhe këto pritet të jenë pozitat ku do të kërkohet natyralizimi i lojtarëve. 

Shorti për Eurobasket 2017 do të hidhet me 22 janar. Eurobasket 2017 do të mbahet në katër shtete: Finlandë, Rumani, Izrael e Turqi. 

Ndeshjet kualifikuese do të nisin më 31 gusht dhe do të përfundojnë më 17 shtator. 

Kosova më heret ka pasur përzgjedhës Arben Krasniqin dhe mbetet të shihet nëse do të vazhdojnë me te. 


 
Të gjitha lajmet nga