KERASAN-DRITA @ GAME 1
Kerasani merr avantazhin në Play-Out
15 May, 2017 @9:19
Kerasan Prishtina ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të serisë së Play-Outit të Superligës, duke e mposhtur Dritën mbrëmë me 7 pikë dallim, 87-80.
Kerasan Prishtina ka kaluar pjesën e parë shumë mirë në këtë duel, duke krijuar avantazh 8 pikësh në fund të çerekut të parë, 22-14, ndërsa kësaj i shtuan edhe 5 të tjera në fund të çerekut të dytë, 15-10, për pjesën e parë të përgjithshme, 37-24.
Përkundër se Drita nisi më mirë në pjesë të dytë, ekipi nga Gjilani nuk pati forcë të bëj rikthim dhe kështu u mposht në fund, 87-80.
Me këtë fitore, Kerasan Prishtina ka marrë avantazhin e serisë 1-0 dhe tashmë i duhet edhe një fitore në Gjilan, për të qenë edhe stinorin tjetër pjesë e Superligës.
Në të kundërtën, nëse fiton Drita në ndeshjen e radhës, seria barazohet në 1-1 dhe gjithçka do të vendoset në Prishtinë në ndeshjen përcaktuese, të tretë, ku ekipi që shënon fitoren e dytë siguron Superligën.