Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KB ALBES

Klubi shkupjan dëshiron qasje në ligën mbarëkombëtare

Foto: KBAlbes/fb

Klubi shkupjan dëshiron qasje në ligën mbarëkombëtare


14 May, 2020 @15:12

Përmes një letre dërguar redaksisë, Klubi Basketbollit Albes nga Shkup i Maqedonisë Veriore ka bërë të ditur se dëshiron t’i mundësohet pjesëmarrja në kampionatin e përbashkët, që janë duke e planifikuar FBK dhe FSHB.

“Bordi udhëheqës i KB Albes pasi mori informacion nga mjetet e informimit për iniciativën tuaj të përbashkët, për themelimin e një kampionati të përbashkët, ishim jashtëzakonisht të kënaqur dhe të lumtur dhe përmes kësaj letre duam t’ju japim përkrahje maksimale të kësaj ideje madhore, me shpresë që ajo të përfshin edhe klubet shqiptare nga Maqedonia e Veriut, por pse jo edhe klubet shqiptare nga Mali i Zi, Greqia dhe Presheva,” shkruan në letrën e KB Albes.

Ndër të tjera në letër KB Albes ka bërë të ditur se ata nuk do të jenë aty vetëm si pjesëmarrës për të shtuar numrin, por edhe promotor dhe afirmues.

Përndryshe, KB Albes bën pjesë në ligë të dytë të basketbollit maqedon.

“Në si ekip që vitin e kaluar e luajtëm vetëm sezonin e parë në Ligën e Dytë të Basketbollit të Maqedonisë, jemi në gjendje që të sjellim përforcime adekuate, me qëllim që ta arrimë sadopak kualitetet të cilat i posedojnë edhe ekipet tjera të kësaj lige,” ka përfunduar komunikata e klubit shkupjan.

Stinori në Ligë të Dytë të Maqedonisë u ndërpre javë më parë, ndërsa Albes renditej në pozitën e parafundit të pjeës Perëndimore të ligës me bilans 1-8.

 


 
Të gjitha lajmet nga