NGA FEDERATA
Konfiromhet, Trepça-Prishtina në “Minatori”
10 March, 2016 @15:31
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë që adhuruesit e basketbollit në Mitrovicë t’i urojnë rikthim të mbarë Trepçës në “Minatori”.
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka konfirmuar terminin e ndeshjes Trepça - Sigal Prishtina për këtë të shtunë në ora 19, ndërsa referët që do të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje do të jenë Faton Kurshumlija, Xhelal Mumini dhe Elion Obërtnica.
Trepça i kthehet “Minatorit” pas katër vitesh pritjeje.