CONSTANTINIDES - PAS NDESHJES
Drejt mbrojtjes së titullit
10 March, 2016 @14:46
Antonis Constantinides që tashmë përveç Sigal Prishtinës do të drejtoj edhe përfaqësuesen shqiptare të basketbollit, pas sigurimit të vendit të parë në Grupin D të BIBL ka thënë se do të ishte shumë mirë që bardhekaltërit të fitojnë përsëri titullin e kampionit të ligës ballkanike.
“Jam shumë i lumtur pasi që përfunduam të parët në grup. Ne e kemi dhënë 100%-shin tonë dhe nuk i kemi lënë hapësirë Levksit për të menduar për fitore,” ka thënë fillimisht Constantinides, shkruan sot faqja zyrtare e BIBL.
“Heret është të flitet për gjysmëfinale, por do të ishte shumë mirë që të fitojmë përsëri titullin. Do të bëjmë më të mirën që të arrijmë këtë,” ka shtuar trajneri qipriot në fjalë.
Sigal Prishtina është ekip i vetëm i pamposhtur i fazës së dytë të BIBL me bilanc 5-0 nga 5 ndeshjet e para të grupit dhe ka siguruar gjysmëfinalen e garës.
Sigal Prishtina, është kampion aktual i ligës ballkanike.