HESAPET
Llogaritjet për kualifikimin e Pejës
9 March, 2016 @21:24
Humbja e sotme ndaj Kozuvit, e ka vështirësuar tej mase punën e Pejës për kualifikim në gjysmëfinale.
Peja tani ka pikë të njëjta sikur Kozuvi, ndërsa që të dy këto ekipe janë në luftë për ta siguruar biletën e fundit gjysmëfinale, pasi më parë biletën e kishte siguruar Sigal Prishtina.
Kjo e fundit pikërisht është kundërshtarja e xhiros së fundit e Pejës.
Në këtë përballje Peja duhet të shënojë gjithsesi fitore dhe më pas t’i kthejë sytë kah ndeshja tjetër e grupit, Levski - Kozuv, duke shpresuar në humbjen e Kozuvit.
Kjo është llogaritja e vetme për kualifikimin e Pejës, pasi që në rast se grupi përfundon me pikë të njëjta të Pejës dhe Kozuvit, atëherë ekipi maqedon do të renditet sipër për shkak të koshaverazhit më të mirë në ndeshjet e ndërmjetme.
Ndeshjet e xhiros së fundit në grupin D
Peja - Sigal Prishtina | |||
Levski - Kozuv |
Ndeshjet e ndërmjetme të Pejës dhe Kozuvit
1 | Peja - Kozuv 77-76 | |||
2 | Kozuv - Peja 72-67 |