Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMTARE

Ndeshje që vendos shumë

Foto: KB Peja Official/ Korniza

Ndeshje që vendos shumë


9 March, 2016 @9:25

Pritet një ndeshje tejet interesante dhe luftë për çdo top në përballjen e sontme ku Kozuvi maqedon pret Pejën në Gjevgjeli. 

Ndeshja nis në ora 18, ndërsa luhet në palestrën “24 prilli” të Gjevgjelisë dhe drejtohet nga treshja Ademir Zurapovic, Georgios Poursanidis dhe Aleksandar Pavlov

Kozuvi në këtë ndeshje hyn pas fitores së shënuar në ligë ndaj Kumanovës në shtëpi dhe me Marjan Ilievskin në krye njeh mirë verdhezinjtë dhe forcën e tyre. 

Në anën tjetër Peja duket të ketë suspenduar Drilon Hajrizin pas incidentit të shkaktuar në Sofje të Bullgarisë, ndërsa zyrtarisht ekipi nuk ka bërë të ditur asgjë. 

TABELA AKTUALE E BIBL

Peja së fundi mposhti Vëllaznimin në Superligë dhe duhet të fitojë për të bërë hapin përfundimtar për sigurimin e gjysmëfinales. 

Kozuvit i duhen fitore në dy ndeshjet e mbetura për tu kualifikuar, ndërsa Pejën duhet ta mposht së paku me 2 pikë epërsi. 

Peja duhet të mposht Kozuvin sonte, ndërsa humbja e Levskit ndaj Sigal Prishtinës, do ta kualifikonte ekipin nga “Karagaçi” sonte në gjysëmfinale të ligës ballkanike. 


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League