S'KA DERBI S'KA GJOBA
Tre xhiro pa gjoba
8 March, 2016 @23:35
Mungesa e derbive po vërehet edhe në Informatorin e xhiros përkatëse të Superligës, që lëshohet nga FBK-ja dy ditë pas kompletimit të ndeshjeve.
Kështu, duke përfshirë edhe xhiron e XXII të Superligës, Komesari i Garave nuk ka regjistruar asnjë gjobë për ndeshjet e zhvilluara, tashmë për të tretën xhiro me radhë. Bile, as edhe një gabim teknik.
Bashkimi-Ylli, Kerasan-Trepça dhe Peja-Vëllaznimi kanë qenë ndeshjet e kësaj xhiroje, ndërsa Sigal Prishtina ka pushuar.
Mungesa e derbive, po tregon mungesën e rivalitetit edhe të basketbollistëve e akterëve tjerë në ndeshje. Kjo po sjell edhe numër të vogël të publikut në ndeshje, ku këtë javë më së shumti janë regjistruar në Bashkimi-Ylli, 300, te Peja-Vëllaznimi 200, ndërsa te Kerasan-Trepça, 30.
E në ndeshjet e xhiros së ardhshme janë tre derbi nga tre ndeshje që do të zhvillohen: Peja - Bashkimi, Vëllaznimi - Kerasan dhe Trepça - Sigal Prishtina.