Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRMIRËSOHEN

E dyta me radhë për Lakersin e dobët

Foto: latimes.com

E dyta me radhë për Lakersin e dobët


9 March, 2016 @7:57

Njëzetë e shtatë pikët e D’Angello Russellit dhe 24 të tjera nga Jordan Clarkson, kanë bërë që Los Angeles Lakers të shënojë fitoren e dytë me radhë këtë stinor, për herë të parë që nga 3 janari i këtij viti. 

Lakers mposhtën Orlando Magicun me 9 pikë diferencë në fund, ndërsa Julian Randle përfundoi ndeshjen me double-double për ekipin fitues duke shënuar 23 pikë dhe duke i regjistruar 11 kërcime. 

Orlando zotëronte lojën në pjesë të parë të ndeshjes, mirëpo një çerek i tretë i dobët i tyre, bëri që Lakers të këndellet dhe të rrëmbejë avantazhin që nuk e lëshoi deri në fund. 

Te Orlando Victor Oladipo dhe Evan Fournier kanë qenë më të dalluarit në ndeshje, duke shënuar 26, përkatësisht 23 pikë. 

Kobe Bryant pushoi për shkak të lëndimit të krahut te Lakers që sadopak përmirësoi bilancin në 14-51 me këtë fitore. Orlando pas kësaj humbjeje ka bilanc 27-36. 


 
Të gjitha lajmet nga NBA