PEJA
Peja vështirëson kualifikimin
9 March, 2016 @20:41
Peja ka humbur rastin të sigurojë kualifikimin për në gjysmëfinale qysh para një xhiroje. Ajo u mposht në Gjevgjelia nga rivali i drejtpërdrejtë për kualifikim, Kozuvi.
Ndeshja në të vërtetë shkoi mirë në pjesën e parë, pasi pejanët ishin ata të cilët në të shumtën e kohës ishin në epërsi.
Mirëpo, me të filluar çereku i tretë, u ndërrua edhe kahja në rezultat.
Kozuv e përmbylli çerekun e tretë me 10 pikë epërsi, 17-7, për t’u rikthyer në lojë, dhe megjithëse në fund Peja u mundua tejmase, vendasit u treguan më të përqëndruar dhe siguruan fitoren me rezultat të ngushtë 72-67.
Në këtë ndeshje për Pejën debutoi Teo Simovic, që për katër minuta sa qëndroi në fushë nuk arriti të shënoj asnjë pikë, ndërsa fare në përbërje nuk ishte Drilon Hajrizi, i cili kishte mosmarrëveshje me drejtuesit dhe trajnerin e klubit.
Nenad Delic ishte më i mirë i Pejës me 22 pikë e 15 kërcime, kurse te Kozuvi u dallua Vladimir Brchkov me 20 pikë.
Tani Peja dhe Kozuvi kanë pikë të njëjta, me nga 2 fitore e 2 humbje, por skuadra maqedonase renditet para Pejës, për shkak se ka koshaverazh më të mirë në ndeshjet e ndërsjella.
Në xhiron e radhës Pejës i duhet patjetër fitorja në përballje me Sigal Prishtinën dhe njëkohësisht edhe humbja e Kozuvit përballë Levskit, në mënyrë që sigurohet kualifikimi në gjysmëfinale i verdhezinjëve.
Statistikat ekipore
KOZUV | PEJA<./b> | ||
Çereku i parë | 16 | 20 | |
Çereku i dytë | 15 | 16 | |
Çereku i tretë | 17 | 7 | |
Çereku i katërt | 24 | 24 | |
Kërcime | 38 | 43 | |
Asistime | 12 | 11 | |
Bllokada | 2 | 0 | |
Topa të vjedhur | 13 | 9 | |
Topa të humbur | 15 | 20 | |
Tentime për tre pikë | 11/33 (33%) | 8/31 (25%) | |
Tentime për dy pikë | 10/27 (37%) | 16/32 (50%) | |
Gjuajtje të lira | 19/23 (82%) | 11/15 (73%) |
Statistikat individuale te Kozuv
1 | Ryan White | 8 pikë | 6 kërcime | 3 asistime |
2 | Vladimir Brchkov | 20 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
3 | Stojan Gjuroski | 6 pikë | 2 kërcime | - |
4 | Aleksandar Sterjov | 4 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
5 | Aleksandar Radulovic | 0 pikë | 2 kërcime | - |
6 | Brandon Penn | 16 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
7 | Ivan Todorovic | 3 pikë | 3 kërcime | - |
8 | Aleksej Nesovic | 15 pikë | 3 kërcime | 4 asistime |
Statistikat individuale te Peja
1 | Nenad Delic | 22 pikë | 15 kërcime | 3 asistime |
2 | Kevin Burwell | 19 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
3 | Nicholas Covington | 10 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
4 | Ronald Davis | 7 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
5 | Rron Grapci | 6 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
6 | Alban Veseli | 3 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |