DARDAN BERISHA
Berisha then rekordin e Simeonovit
9 March, 2016 @19:22
Me 42 pikë të shënuara sot kundër Levskit, Dardan Berisha është bërë basketbollisti i parë në Ligën Ballkanike që ka arritur të shënojë mbi 40 pikë në këtë edicion.
Raporti i ndeshjes Levski - Sigal Prishtina
Me këtë, Dardani ka thyer rekordin e basketbollistit të Levskit, Aleks Simeonov, për më së shumti pikë të shënuar në ndeshje.
Simeonov kishte shënuar 35 pikë në ndeshjen kundër Lovcenit, ndërsa përvec tij, vetëm edhe Marcel Jones (32) i Bashkimit dhe Pavel Ivanov (31), poashtu i Levskit, kanë arritur ta përmbyllin një ndeshje me mbi 30 pikë.
Edhe rekord personal!
Përveç rekordit në Ligën Ballkanike, ky është edhe rekordi personal i Dardan Berishës për sivjet.
Rekordi i mëparshëm i Dardanit ka qenë 25 pikë, që kishte arritur të shënojë në finale të Kupës ndaj Pejës, dhe në Superligë ndaj Yllit.
Rekord për Dardanin gjithashtu është edhe numri i trepikëshave të shënuara në një ndeshje, pasi sot kundër Levskit arriti të bombardojë plotë 8 herë nga vija e trepikëshit.
TOP 5 me më së shumti pikë të shënuara në ndeshje në BIBL
1 | Dardan Berisha (Sigal Prishtina) | Levski - Sigal Prishtina | 42 pikë | |
2 | Aleks Simeonov (Levski) | Levski - Lovcen | 35 pikë | |
3 | Marcel Jones (Bashkimi) | Bashkimi - Lovcen | 32 pikë | |
4 | Pavel Ivanov (Levski) | Levski - Lovcen | 31 pikë | |
5 | Aleks Simeonov (Levski) | Bashkimi - Levski | 31 pikë |
Më së shumti pikë të shënuara sivjet nga Dardan Berisha
1 | Levski - Sigal Prishtina | Liga Ballkanike | 42 pikë | |
2 | Peja - Sigal Prishtina | Kupa e Kosovës | 25 pikë | |
3 | Golden Eagle Ylli - Sigal Prishtina | Superliga | 25 pikë | |
4 | Mornar - Sigal Prishtina | Liga Ballkanike | 24 pikë | |
5 | Trepça - Sigal Prishtina | Superliga | 24 pikë |