SHORTI I KUPËS

Borozani / Arkiv
Konkurrenca e femrave, shorti për Kupën e Kosovës
4 December, 2017 @21:31
Përveç shortit në kategorinë e meshkujve, sot u mbajt edhe shorti sa i përket Kupës së Kosovës në kategorinë e femrave në basketboll.
Sipas shortit, në Grupin A bëjnë pjesë Pro Bet Prishtina, Drita, Kastrioti, Bashkimi dhe Trepça, ndërsa në Grupin B janë Penza, Sfera, Vushtrria, Kalaja dhe Vëllaznimi.
Ndeshjet e para do të zhvillohen më 9/10 dhjetor, ndërsa në përballjet e para do të takohen: Trepça - Drita, Kastrioti - Bashkimi, Vëllaznimi - Sfera dhe Kalaja - Vushtrria.