THUNDER - SPURS

Foto:nba.com
Oklahoma mposht San Antonion
4 December, 2017 @12:34
Oklahoma City Thunder arriti ta mposht San Antonio Spursin me rezultat 90-87.
OKC gjatë gjithë ndeshjes ishte në epërsi, derisa djelmoshat e trajnerit Gregg Popovich, vetëm një herë kaluan në epërsi, pastaj u dorëzuan, në Chesapeake Arena.
Russell Westbrook, përsëri luajti me shifrat magjike triple-double (22 pikë, 10 kërcime e 10 asistime) - i shtati për sivjet.
San Antonio në këtë ndeshje luajti pa yjet Leonard, Parker, Ginobili, Gay, Aldridge, ndërsa më së shumti u dallua Dejounte Murray me 17 pikë e 11 kërcime.
Për Oklahomën kjo ishte fitorja e 10 e stinorit krahas 12 humbjeve që i kanë dhe gjenden në pozitën e 9 në Konferencën Perëndimore, ndërsa San Antonio me 15 fitore e 8 humbje gjendet në pozitën e tretë po në të njejtin Konferencë.