NYMBURK LEHTË

BOROZANI/Arkiv
Dardani 25 minuta në fitoren e radhës
3 December, 2017 @12:04
Ekipi i Cez Nymburk, ku po luan kapiteni i reprezentacionit të Kosovës, Dardan Berisha, ka shënuar edhe fitoren e radhës mbrëmë në elitën e basketbollit çek.
Nymburk ka mposhtur ekipin e fundit në klasifikim, Jindrichuv Hradec, me rezultat të thellë 111-75.
Dardan Berisha ka qenë pjesë e pesëshes së parë të ekipit, ndërsa gjatë ndeshjes, ka qenë në lojë për 25 minuta, duke shënuar 11 pikë.
Sa i përket tresheve, mbrëmë nuk ishte nata e “Dalit” pasi shutoi me 1/6 saktësi për tre pikë.
Mirëpo, në anën tjetër ka kontribuuar me 4 asistime, 5 kërcime dhe 3 topa të vjedhur në duelin, që Nymburkun e bën me bilanc 9-0, para ndeshjes në Ligë të Kampionëve.