SIGAL PRISHTINA - TREPÇA

Foto: KBPrishtina/fb
Prishtina vazhdon pa humbje në Superligë
2 December, 2017 @18:37
Sigal Prishtina, nuk e vërejti mungësën e yllit Dardan Berisha, i cili u largua ditë më parë nga skuadra, në ndeshjen kundër Trepçës, derisa e mposhti bindshëm kundërshtarin me rezultat 123-61.
Andrew Lawrence, përpos që ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes me 39 pikë, ai i bëri edhe 13 asistime, derisa u ndihmua edhe nga i riu Muhamedali Janjeva që luajti me 24 pikë e 6 kërcime.
Te Trepça Julian Hyden u dallua me 33 pikë e 11 kërcime, por përveç statistikave personale, mitrovicasit nuk funksionuan si ekip për ta befasuar kampionin.
Sigal Prishtina po vazhdon rrugën pa humbje, ndërsa sonte e regjistroi fitoren e 11. Për Trepçën kjo ishte humbja e nëntë krahas dy fitoreve që i kanë.