Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI - YLLI

Luftë deri në fund, Bashkimi mposht Yllin

Borozani / Arkiv

Luftë deri në fund, Bashkimi mposht Yllin


1 December, 2017 @20:36

Një ndeshje mjaft interesante u zhvillua mes Bashkimit dhe Yllit sonte në Prizren.

Skuadrat nga qytetet fqinje takimin e mbyllën me vetëm 4 pikë dallim, 87-83, dhe fituesi nuk dihej deri në momentet e fundit, mirëpo kur po luheshin momentet vendimtare, një shënim nga Samir Zekiqi dhe më pas një vjedhje e topit nga Qëndrim Biraj i dhanë fitoren skuadrës prizrenase.

TABELA AKTUALE SUPERLIGA

Më të dalluarit sonte te Bashkimi ishin Samir Zekiqi me 29 pikë e 5 kërcime dhe Daishon Knight me 15 pikë, 2 kërcime e 9 asistime, ndërsa në humbjen e Yllit sonte u veçuan Taylor Bessick me 32 pikë, 14 kërcime e 1 asistim dhe Artin Gashi me 23 pikë, 5 kërcime e 2 asistime.

Me këtë fitore Bashkimi mbetet në vendin e dytë me bilanc 8-3, kurse Ylli ndodhet në vendin e katërt me bilanc 6-5.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga