PEJA

BOROZANI/Arkiv
Pse munguan ‘yjet’ e Pejës sonte?
1 December, 2017 @20:20
Në humbjen e pësuar sonte nga Rahoveci, te Peja munguan lojtarët kryesorë të skuadrës.
Arian Qallaku, Arti Hajdari, Rron Grapci, Leonard Mekaj e Beq Kovaqi nuk ishin pjesë e skuadrës së Pejës sonte.
Pas ndeshjes, Borozani.com ka mësuar se 5 lojtarët kryesorë të Pejës munguan për shkak të problemeve financiare të klubit pejan.
Sipas një burimi të Borozanit, është e bërë e ditur që lojtarët në fjalë munguan në formë ‘revolte’ pas mospranimit të pagave mujore.
Se çfarë do të ndodhë në vijim në klubin pejan, mbetet të shihet.